Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
Komanda e Monzës, në Itali
Itali- Një shqiptar i shpallur në listën e personave të shumëkërkuar nga Italia, është arrestuar në Mançester të Anglisë ku dhe fshihej prej kohësh, për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim për krime të rënda.
Sajmir Oruci, 35 vjeç, zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos dhe ishte marrës i një urdhri për ekzekutimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Penal të Prokurorisë Publike të Monzës.
Shqiptari u arrestua për llogari të Italisë më 3 dhjetor në Mançester (po vuante dënim për drogë pas ndalimit vitin e kaluar në Angli), pas një urdhër-arresti evropian dhe do të duhet të vuajë një dënim total prej 25 vitesh burg për krime të rënda, duke përfshirë: Veprat e përndjekjes, rrëmbimi, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhuna seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur.
Dhuna daton në vitet 2015 dhe 2016, periudhë në të cilën i dënuari banonte në Besana Brianza. Për këto krime ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Monzës me 12 vjet e 6 muaj. Më pas, dënimi u akumulua me të tjera të dhëna nga Gjykatat e Lecco dhe Milanos, për krimet e vjedhjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, duke arritur në total 25 vjet.
Hetimet italiane u kryen nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Monzës dhe Interpol Mançester, duke e lokalizuar, informon media italiane.
Ndërkohë që nga verifikimet rezultoi se Oruci ndodhej në burgun britanik prej Nëntorit të vitit të kaluar, për akuzën prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Falë krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve, identiteti i tij u konfirmua.
Urdhri u ekzekutua më 3 Dhjetor, duke çuar në ekstradimin e tij më 19 Dhjetor në Monza.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.9%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij
21 Dhjetor, 17:59
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor, 16:02
-
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
20 Dhjetor, 15:51
-
Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër
20 Dhjetor, 12:24
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës
20 Dhjetor, 08:32
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor, 19:36
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor, 15:44