LECCO – “Lamtumirë engjëj të vegjël!” Me këtë mesazh janë përcjellë mëngjesin e sotëm nga Lecco në Itali, drejt Shqipërisë, trupat e pajetë të tre motrave Dobrushi të cilat u vranë nga e ëma Edlira Dobrushi.

Makinat që transportojnë trupat e 3 vajzave tashmë janë drejtuar drejt Barit, e më pas trupat e Simonës, Keisit dhe Sindit do të përcillen drejt Shqipërisë, pasi varrimi i tyre do të bëhet në Kukës, në vendlindjen e babait të tyre.
 
Rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë ku jetonin 3 motrat Dorbrushi, bashkë me nënën e tyre Edlira, janë ndezur dritat.
 
Arkivolet janë nxjerrë një nga një nga xhaxhai dhe familjarët e tyre dhe janë vendosur në makinat e funeralit, ndërsa i kanë vendosur aty edhe lule, dhurata, letra dhe mesazhe të miqve dhe shokëve të klasës së vajzave.

motrat dobrushi
motrat dobrushi
(Foto/Momentet kur trupat e pajetë të 3 motrave Dobroshi përcillen drejt Shqipërisë)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)