PESARO/ ITALI - Shqiptari Paulin Nikaj, 35 vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Nimet Zyberit, disa ditë më parë në Missano në Itali. Karabinierët kanë shpërndarë foton e tij dhe kanë paralajmëruar banorët që të kenë kujdes pasi Nikaj është i armatosur me një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetërshe dhe mund të reagojë në mënyrë të keqe.
Sipas policisë, Nikaj është rreth 177 centimetra i gjatë dhe mendohet se është duke drejtuar një makinë Citroen C4 me ngjyrë blu dhe me targa DP767VT. Media ka zbardhur edhe detaje të reja për shqiptarin Nikaj.
Ai prej 11 vitesh punonte në një ndërmarrje transporti a Monteçhio di Vallefoglia, ndërsa që prej ditës së hënë (17 mars 2014) kur kreu dhe krimin nuk është paraqitur në punë. Sipas punëdhënësit të tij, ai nuk kishte shfaqur shenja të një karakteri të ashpër por ishte një njeri i mirë.
Nga rindërtimi i skenës së krimit, viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.
Hetimet e policisë në të kaluarën e viktimës, e tregojnë atë si një person pa precedentë penal, veç disa raportime për posedim të drogave të lehta apo shkelje të kodit rrugor. Nimet Zyberi dhe e shoqja italiane Xhesika, ishin martuar prej pak kohësh, ndërsa kishin dy fëmijë dhe ishin në pritje të fëmijës së tretë. Familja mësohet të ketë ndryshuar shpesh banim, për shkak të vështirësive ekonomike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com