Itali,kapen 3 shqiptarë,mbajtën
peng të besuarin e Berluskonit

ROME- Tre shqiptarë akuzohen se kanë rrëmbyer dhe kërcënuar ekonomistin dhe njeriun më besnik dhe të konsideruar si më të fuqishmin pranë ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni një muaj më parë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Giuseppe Spinelli dhe bashkëshortja e tij u sekuestruan nga një bandë e përbërë nga 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë, të cilët do t’i përdornin si ndërmjetësim, për të kërcënuar Berluskonin me dhënien e 35 milionë eurove në këmbim të dhënies së disa  dokumenteve të “forta" por dhe lirimit të çiftit Spinelli

Pasditen e 17 tetorit avokatët e Berluskonit denoncuan në polici se Spinelli dhe bashkëshortja e tij ishin mbajtur peng natën mes 15- 16 tetorit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se personat e arrestuar për këtë pengmarrje janë Francesco Leone, Alessio Maier, Pierluigi Tranquilli dhe shqiptarët Ilirjan e Laurenc Tanko dhe Marjus Anuta.

RREMBIMI
Pasi kishin ndjekur cdo lëvizje dhe oraret e punës, banda është vënë në veprim mbrëmjen e 15 tetorit 2012. Rreth orës 21: 45 minuta, sapo ka dalë nga ashensori ata i kanë dalë përpara Spinellit dhe e kanë detyruar të hyjë në shtëpinë e tij në Bressa (Milano), dera e së cilës është hapur nga bashkëshortja e tij.

Për gjithë natën deri në orën 09:00 të mëngjsit të 16 tetorit ekonomisti dhe bashkëshortja e tij, janë privuar nga liria personale, nën kërcënimin e armëve dhe agresorëve. Rreth orës 07: 30 minuta Laurenc Tanko,(i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, kishte detyruar Spinellin të merrte në telefon Bersluskonin për të njoftuar për këmbimin. Banda i kishte kërkuar Spinellit t'i telefonojë Berluskonit për t'i kërkuar 35 milionë euro në këmbim të lirimit të tij si dhe dhënien e një dosjeje sekret, për një çështje penale ku Berluksoni ishte i pandehur. Ato thoshin se dosja sekrete, dhe videoja që dispononin do të përmbyste dënimin mbi cështjen "Mondadori" që Berluskonit i kushtoi më shumë se 500 milionë euro si dëmshpërblim për Carlo De Benedetti.  
Më pas në orën 09:00 ata ishin larguar duke hequr nga kamera e sigurisë dhe kasetën që mund të kishte regjistruar imazhet e agresionit.

3 arrestimet shqiptare
(në foto Marjus Anuta, Ilirjan Tanko, Laurenc Tanko)



PERGJIMET ZBULUAN ARRESTIMET
Arrestimi është kryer pasi policia kishte arritur të përgjonte disa bashkëbisedime në të cilën anëtarët e bandës diskutonin mbi për të hequr atë cfarë kishin fshehur në kasetat e sigurisë të disa instituteve bankare në Varesotto dhe t'i siguronin diku tjetër nëpërmjet një banke në Lugano. Grupi i rrëmbyesve diskutonin me njëri tjetrin për të hapur një tjetër llogari bankare ku do të vendosnin materialet.

Materiali i dyshuar mbi të ashtuquajturin “Lodo Mondadori”, (term i cili është përdorur në mediat italiane për të treguar të gjitha çështjet gjyqësore të Berlusconit) pasi rrëmbyesit pretendonin se kishin një filmim të Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini. Sipas Leones dhe bandës së tij Fini kishte fuqinë që të ndikonte tek gjyqtarët që kanë punuar me çështet e Fininvest dhe Cir. Megjithatë rregjistrimi nuk është parë, pasi nuk do të kishte funksionuar informacioni për të cilën rrëmbyesin pretendonin se e kishin.

6 PERSONA NE PRANGA
Policia ka arrestuar 6 personat: Francesco Leone, i kërkuar në Puglia, 51 vjeç, i specializuar në këto lloj krimesh. Është arrestuar në Paliano (Frosinone), Pierluigi Tranquilli 34 vjeç, banor i Olevano Romano (Roma) i kërkuar, Alessio Maier 46 vjeç, një banor i Malnate (Varese), edhe ky ishte i kërkuar. Përveç 3 të arrestuarve të mësipërm, që konsiderohen si organizatorët dhe ideatorët janë edhe 3 shqiptarë të arrestuar Ilirjan e Laurenc Tanko, 33 e 28 vjeç dhe Marjus Anuta 39 vjeç. Iljrjan Tanko u arrestua në Rovato (Brescia) në shtëpinë e motrës së tij Mirena, kurse Marjus Anuta dhe Laurenc Tanko janë gjetur në shtëpinë e Kristina Tankos, motra tjetër e vëvellëzve Tanku në Rovano (Brescia).

KAPO I BANDES TRADHETOHET NGA KEPUCET KUQ E ZI
Gjatë ndërtimit të skenës së rrëmbimit të Spinellit dhe bashkëshortes së tij, policia ka deklaruar se udhëheqësi i bandës u tradhëtua nga një palë këpucë kuq me vija të zeza, që tregonte pasionin e tij si tifoz i skuadrës AC Milan. Kjo e dhënë ka qenë vendimtare për hetimet e policisë, megjithatë është gjetur edhe një gjurmë e saj biologjike në shtëpinë e ekonomistit.

SPINNELI, LLOGARITARI I BUNGA BUNGA
Spinelli i Berluksonit i cili nga mediat italiane është quajtur dhe “llogaritari i Bunga- Bunga", është njeriu më i besuar i Berluksonit që prej 1978, përveç kësaj ai prej vitesh është dhe konsulent i Veronica Larit, aktore italiane dhe ish bashkëshortja e Berluskonit. Spinelli ka dëshuar dhe në procesin gjyqësor Ruby, ku i tregoi gjyqtarëve se i kishte dërguar vajzave në Vilën San Martino më shumë se 20 milionë euro në dy vjet. Ai është administrator i të gjithë bizneseve të familjes Berluskoni dhe në gjykatë pat deklaruar në gjyq se fitonte 13 mijë euro në muaj . “Unë jam vetëm një ekzkutor. Bëj atë që më thonë të bëj."- u pat thënë ai gjyqtarëve.

Lajmi fillimisht u publikua në orën 11:14 dhe u përditësua në vazhdim

(sg/eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak

'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak