PERUXHIA - Karabinierët në Peruxhia kryen një megakonfiskim të pijeve alkoolike, kur arrestoi 5 shqiptarë që i grabisnin në Itali, për t’i shitur në Shqipëri.
 
Kështu, forcat e policisë kanë zbuluar në garazhin e disa shqiptarëve 250 shishe shampanjë, verëra, etj, me një vlerë prej rreth 10 mijë euro. Kjo është një bandë hajdutësh që në muajt e fundit kishte shënuar disa vjedhje në supermarketet, si në Perugia dhe Ancona.
 
Grupi, i përbërë nga pesë persona, duke përfshirë një grua, të gjithë shqiptarë, kanë vepruar në mënyrë seriale. Pijet alkoolike si shampanja apo verërat, paketoheshin me kujdes në kuti dhe pastaj të dërgoheshin me postë në Shqipëri, ku furnizonon periodikisht vinotekat apo dyqanet në pronësi të tyre.
 
Prova kryesore që ata u arrestuan ishin 5 video brenda disa supermarkete. Policia sekuestroi edhe e 4000 euro si dhe disa shishe që do t’u kthehen pronarëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)