PUGLIA- Më shumë se dy ton marijuanë me vlerë mbi 9 milionë euro, janë sekuestruar në Puglia në një gomone që vinte nga Shqipëria. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur në sajë të operacionit që zhvilluan forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim në ato të Toskanës dhe Romës. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 537 fishekë kallanishkovi, të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë. Ndërkaq, u bë i mundur arrestimi i 4 korrierëve shqiptarë të drogës, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike. Po kështu është arrestuar një 42-vjeçare italiane me banim në Romë. Të arrestuarit janë Geri Rucaj, 34 vjeç, Shefquet Cenaj 35 vjeç, Admir Musara 37 vjeç, Luisen Mamo 23 vjeç dhe Giuseppina Di Marzio 42 vjeç.
Hetimet për rastin filluan pasi një maroken me precedent të mëparshëm penal, kishte marrë me qira një furgon.
Vendosja e një përgjuesi në mjet, bëri që operacioni i policisë të përqendrohej në zonën ku ishte parashikuar të bëhej dorëzimi i lëndës narkotike.
Policia ka ngritur ndaj shqiptarëve dhe gruas italiane akuzën e trafikimit të drogës, por edhe të armëve dhe municioneve, pasi në furngon u gjetën edhe fishekë kallashnikovi.
Ndërkaq, është llogaritur se me këtë sasi marijuane mund të përgatiteshin rreth 440 mijë doza me çmim 20 euro secila, mbase të destinuara për kaluar jo vetëm në tregun e Prati, por edhe më tej në Toscana.
Ndërkaq policia po vijon hetimet për personat e tjerë të përfshirë në rrjet.

(Në foto: Droga dhe fishekët e sekuestruar nga operacioni)

(Në fotot: Autorët)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO