Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili njihej si ‘babagjyshi’ i marijuanës. I riu njihej si turist, por ‘lumturia’ e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi karabinierët i kanë zbuluar ‘fytyrën’ e vërtetë, duke e çuar pas hekurave.
Ndonëse kishte shkuar me vizë turistike, shqiptari E. H. kishte ngritur një magazinë droge, e cila është zbuluar pas sinjalizimit të banorëve të zonës. Policia arrestoi menjëherë tregtarin e drogës, i cili është në burg në Mantua, në pritje për t’u marrë në pyetje.
/Shqiptarja.com

“Kishim informacione se disa shqiptarë ishin të angazhuar në shpërndarjen e marjianës, ndaj filluam hetimet”, sqaro policia pas aksionit.
Gjatë kontrollit në magazinën e drogës, policia gjeti një sasi të madhe lënde narkotike, makineritë që përdoreshin për paketimin e saj, si dhe mjetet e tjera që duheshin për trafikun. Ndërsa, policia bëri me dije se nëse do të dilte në treg lënda narkotike kapte vlerën e 600 mijë eurove.
d.c./shqiptarja.com