Policia italiane në Parma ka shkatërruar një rrjet të trafikut të heroinës. 

Pas një hetimi 1-vjeçar, policia arriti të prangosë trafikantët dhe të sekuestrojë sasi të ndryshme të narkotikëve.

Operacioni i koduar “Broken”, ka çuar në pranga shqiptarët Sebastiano Shima, Ilir Halluli dhe Ylli Tollja. Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe italiani Sebastiano Di Natale, i cili njihet si "truri" i trafikut. 

Gjatë aksionit, janë sekuestruar 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Shtatë persona gjithsej përfunduan në pranga, ndërsa rolin kryesor e kishte një 49 vjeçar italian nga Siçilia, i njohur jo pak nga policia.

Pavarësisht se ishte nën masën e arrestit shtëpiak, ai kryente transaksionet e drogës. 

Doni të pini dy gota kafe? A mund të shkoj të marrë një birrë? Maria është në shtëpi? Duam të marrim bileta për koncertin”- ishin disa nga fjalët e koduara që grupi ka përdorur për të transportuar drogën.

Italiani Sebastiano Di Natale, që qëndronte në krye të grupit, ishte dënuar edhe më herët për trafik droge.  

arrestimet
(Të arrestuarit e operacionit "Broken")


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com