Rikthehet trafiku i drogës me avionë nga Shqipëria në Itali. Policia Italiane ka arrestuar 7 persona si dhe janë lëshuar 10 fletë-arreste për trafik ndërkombëtar të drogës. Mes 7 të arrestuarve janë 4 shqiptarë e 3 italianë.
Plot 470 kilogramë lëndë narkotike marijuanë dhe 500 gr heroinë janë kapur në një avion turizmi si dhe në dy automjete.
Operacionit i koduar “Moonlight” i Guardia di Finanza ka zbuluar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës.
Hetimet kanë nisur prej dy vitesh nga ana e Prokurorisë së Torinos dhe në bashkëpunim me Guardia Di Finanza në Emilia Romania, Lombardi dhe Lacio.

Hetuesit zbuluan se në krye të organizatës kriminale ishte një familje shqiptarësh me banim në Milano e cila kishte kontakte me trafikantë në Shqipëri.
Nëpërmjet një rrjeti kriminal të vendosur mirë në Piemonte dhe në Lombardi, organizata arrinte të organizonte importe të rëndësishme të heroinës dhe marijuanës në Itali. E blerë në Shqipëri me çmim të leverdisshëm, droga ngarkohej në avionë të vegjël, të cilët e sillnin në Itali.
Uljet dhe ngritjet e këtyre mjeteve të vogla fluturimi bëheshin në prona të ndryshme, shpesh pista të fshehura mes pyjeve, dhe që ishin jashtë çdo kontrolli doganor apo kufitar. Zona e shkarkimit duhej të ishte pranë autostradës në mënyrë që të ngarkohej menjëherë në automjete dhe të humbiste gjurmët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com