ITALI-Policia italiane sekuestroi mëngjesin e sotëm një gomone me rreth 500 kg lëndë narkotike, që dyshohet se ishte ngarkuar në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, gomonia me dy motorë u konstatua në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari.
Sipas policisë, ngarkesa me rreth 500 kg marijuanë me vlerë në treg rreth 2 milionë euro do ngarkohej në furgonë qe u gjeten pranë vendit ku ndodhej gomonia.
Pasi kanë parë policinë dy drejtuesit e furgonave si dhe dy skafistët janë larguar përmes rrugës tokësore dhe kanë braktisur drogën.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com