Itali, kapet gomonia me 682 kg
kanabis, vinte nga Shqipëria

Itali, kapet gomonia me 682 kg<br />kanabis, vinte nga Shqipëria
"Gomonia me hashash është nisur nga Grykëderdhja e Vjosës". Kështu theksojnë burime për Report TV, lidhur me një operacion antidrogë të zhvilluar nga Guardia Di Finanza ne bashkepunim me policine shqiptare. Policia italiane është vënë në ndjekje të tre trafikantëve, por këta të fundit kanë mundur të shpëtojnë, duke braktisur në Brindisi gomonen 8.5 metra e gjatë, me dy motorë. 

"Në lidhje me operacionin antidroge të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të bashkërenduar e koordinuar më pas me autoritetet Policore Italiane kryesisht Guardia Di Finanza u kap nje gomonia.  Në bordin e gomones së kapur në Brindisi u gjetën 31 pako të mëdha me peshë totale 682 kilogramë Cannabis Sativa.
Vijon puna e përbashkët e Policis se Shtetit dhe autoriteteve Policore Italiane për identifikimin dhe kapjen e tre autoreve", citon Policia e Shtetit.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime të policisë së Vlorës sipas të cilave mëngjesin e të hënës, policia italiane, Roja Bregdetare dhe ajo Financiare, bllokuan në zonën e Brindisit një skaf me një sasi lënde narkotike prej rreth 1 tonë marijuanë. 
Sipas burimeve, droga ishte nisur nga Vlora dhe ishte zbuluar nga policia shqiptare e kufirit e cila kishte angazhuar mjetet e saj për të ndjekur në det trafikantët.

Për shkak të fuqisë së madhe motorrike të mjeteve të tyre trafikantët mundën të shmangeshin. Për këtë shkak, policia shqiptare kërkoi ndihmën e palës italiane, e cila mundi të bllokonte gomonen. Policia tashmë është duke kryer hetimet për zbardhjen e rastit.

gomonia me droge
gomonia me droge
gomonia me droge
 Foto të tjera..

POLICIA SHQIPTARE DETAJE MBI OPERACIONIN
Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ku është bashkëpunuar dhe bashkërenduar me autoritet policore Italiane.

Sekuestrohet në Brindisi të Italisë një Gomone 8.5 metra e gjatë , me dy motorë, ku në bordin e saj u gjeten 31 pako të mëdha me lëndë narkotike.
Rreth orës 22. 00, të datës 18 Shtator, në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues.
Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare Vlorë.
Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare, e planifikuar në shërbime në atë vend, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë.
Thirrjes për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë.

Nga ana e shërbimeve të Policisë është hapur zjarr në ajër për ta ndaluar, por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe.
Shërbimet e Policisë në momentin që i kanë bërë thirrje të ndalojë kanë identifikuar mjetin lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë.
Ndërkohë pas njoftimit të marrë nga organet kompetente të Policisë së Shtetit, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë të repartit special Delta në bashkëpunim me forcat e njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë është organizuar operacioni për kapjen e mjetit.

Megjithë reagimin në një kohë mjaft të shpejtë të forcave policore, mjeti ka arritur të largohet i ndihmuar edhe nga moti i keq.
 
Në ndjekje të mjetit janë vënë mjeti i Policisë Kufitare Vlorë, mjeti i repartit Special Delta Forcë dhe mjeti i ‘Guardia di Finanza’.
Megjithëse moti ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në ujërat ndërkombëtare dhe njëkohësisht nga ana jonë janë njoftuar kolegët e Guardia di Finanzës në Bari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones.

Rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen.
Vijon operacioni për kapjen e tre autorëve.

Guradia di Finanza Bari, në përfundim të operacionit gjatë një komunikimi zyrtar me Policinë e Shtetit, ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me Policinë e Shtetit në këtë aksion, si edhe në raste të tjera, ka qenë jetik për suksesin e arritur dhe kanë falënderuar përzemërsisht shërbimet e Policisë Kufitare për operacionin, informacionet e sakta dhe për bashkëpunimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar