Itali, kapet gomonia me 812 kg
 mariuanë, u nis nga Orikumi

Itali, kapet gomonia me 812 kg<br /> mariuanë, u nis nga Orikumi
Brenda 3 ditësh, dy gomone të nisura nga Shqipëria me disa qindra kg marijuanë u kapën në brigjet italiane. Forcat policore shqiptare kanë njoftuar kolegët italianë menjëherë sapo kanë marrë njoftime se mjete lundruese me drogë janë nisur në drejtim të qyteteve italiane. Më e fundit ishte gomonia që u nis nga Orikumi për të mbërritur në Leçe, kurse në datën 19, një tjetër gomone lundroi me rreth 700 kg marijuanë në drejtim të Barit. 

Operacioni sot
Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane kundër narko-trafikut, bëri të mundur kapjen e një gomonie me rreth 812 kg mariuanë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, në afërsi të Leçes, Itali.

Mjeti lundrues u identifikua nga ana e shërbimeve të policisë kufitare shqiptare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, teksa udhëtonte në drejtim Lindje-Perëndim. Gomonia ishte ngarkuar me lëndën narkotike në Orikum dhe pak pas mesnate është nisur në drejtim të Italisë. 

Menjëherë në ndjekje të tij u vunë Njësia e Guardia di Financës në Vlorë dhe Shërbimet e Repartit Special "Delta" dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit. 

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Guardia di Financa, rreth orës 02:10 në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi. 

Në gomone u sekuestrua sasia prej 812 kg mariuanë e cila ishte e sistemuar në 30 pako të madhësive të ndryshme, ndërsa u arrestuan edhe poseduesit e njëherazi trafikantët e lëndës narkotike, Devi Alieaj, 36 vjeç si dhe Alessandro Begaj, 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës. 

 3 ditë më parë një tjetër gomone me 682 kg kanabis, që ishte nisur nga Grykëderdhja e Vjosës, u kap në Brindisi falë një operacioni të përbashkët mes policive të dy vendeve. Gomonia 8.5 metër e gjatë ishte nisur nga Ura e Mifolit dhe u ndoq për 6 orë në det nga policia shqiptare, por ndalimi i saj u bë i mundur në Bridizi nga guardia Di Financa, ndërsa trafikantët mundën që të largoheshin.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar