Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike në dy qytete të ndryshme. Operacioni i parë është bërë  Romë ku në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë. Policia italiane ka sekuestruar plot 20 kg kokainë, që nëse hidhej në treg kapte vlerën e 1 milion euro.  Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë të moshës 20, 29 dhe 35 vjeç. Ata dyshohet se kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
 
Gjatë hetimeve dy mujore policia tha se kan filmuar 180 raste të shpërndarjes së kokainës. Dhe të gjitha rastet kanë ndodhur afër banesës së një prej të arrestuarve. Policia kishte monitoruar disa raste, kur përdoruesit për të shmangur dyshimet shkonin në vendin e shpërndarjes së drogës nën shoqërinë e fëmijëve të mitur, ose e shkëmbenin drogën në bidona me benzinë.

droge itali
 
Ndërkohë në Napoli policia ka arrestuar një tjetër shqiptar si dhe janë sekuestruar plot 115 kg marijuanë.
 
Shqiptari po transportonte drogën me një furgon, e ndërsa nga hetimet rezulton se ajo kishte ardhur nga Shqipëria.  Autoritetet italiane kanë ndaluar rastësisht shqiptarin, por  pas ndalimit ai ka treguar nervozizëm gjë që ka shtyrë efektivët për të bërë një kontroll të imtësishëm të mjetit.