MILANO, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shifrat e papunësisë të të rinjve në Itali "mund të bëjnë edhe Mona Lizën të humbasë buzëqeshjen", theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kërkoi më shumë reforma në vend.
Përqindja e papunësisë tek të rinjtë e kalon nivelin 40 për qind në Itali (43,3 për qind në muajin tetor), më e larta që prej 30 vitesh dhe rreth 700 000 persona janë sot të prekur nga papunësia", theksoi Lagarde në një fjalim me rastin e haëjes së vitit akademik të universitetit prestigjioz "Bocconi".
"Tregu italian i punës është goditur nga "dualiteti", thellësisht i ndarë mes atyre që përfitojnë një status shumë të mbrojtur dhe të tjerëve, me status të pasigurtë dhe shpesh të ri", shtoi ajo.
Lagarde përshëndeti reformën e ndërmarrë për tregun e punës (Jobs Act) që kryeministri italian, Matteo Renzi e dërgoi për votim në Parlament në përpjekje për të ulur këtë fenomen./
/ec/ a.jor.