ITALI- Një shqiptar 30 vjeç që ishte arratisur nga “arresti shtëpiak”, u arrestua nga policia në Trecastelli. Ndërsa një tjetër rezultat i rëndësishëm është arritur në parandalimin e vjedhjes në apartamenteve me arrestimin e 2 shqiptarëve.
                    
Ndalimi i 30-vjeçarit shqiptar në Itali ndodhi gjatë një shërbimi specifik parandalues që synon kontrollin e personave që u nënshtrohen masave mbrojtëse, të arrestuar në flagrancë, për krime evazioni. Kështu, në pranga ra Haki Cani, 30 vjeç, banues në qytetin Monterado. Ai është kapur jashtë shtëpisë, në një fushë rreth 100 metra larg saj.
haki cani
(Foto/Haki Cani)
 
Ndërkaq, në prangat e policisë italiane ranë edhe dy shqiptarët M. Luzi, 24 vjeç dhe B.Kacanja, 26 vjeç, të dy të paligjshëm e të akuzuar për ndihmë dhe inkurajim prostitucioni, ndihmë në emigracionin e paligjshëm, zotërim të paligjshëm të armëve, etj. Ata u kapën duke u përpjekur të grabisnin një shtëpi. Shqiptarët, pasi panë policinë, janë përpjekur të ikin, në fillim në këmbë dhe më pas me makinë, por u ndoqën dhe u bllokuan nga patrullat.

arrestohen shqiparet
(Foto/Dy shqiptarët e arrestuar për grabitje M. Luzi dhe B.Kacanja)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)