KAZERTA - Arrestohet në Kazerta, shqiptari Bledar Halili, 33 vjeç, i njohur edhe si “Engjëlli”, anëtar i organizatës mafioze “Ndrangheta”. Vënia në pranga e Halilit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “New Bridge”, i zhvilluar në datën 11 shkurt 2014.
33-vjeçari shqiptar është vënë në pranga në një apartament ku fshihej. Kanë qenë pjesëtarët e Shërbimit Qëndror Operativ të policisë dhe policia e Rexhio Kalabrias që e kanë arrestuar pasi kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
Ndaj Bledar Halilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe ishte një ndër pjesëtarët e grupit “Benevato”, i shkatërruar gjatë hetimeve të bëra ndaj Nick Tamburellos, italo-amerikanit të deportuar nga SHBA si pjesëtar i grupit mafioz “Gambino”, në New York.
Për policinë, 33-vjeçari Halili ishte një prej ndërlidhësve të grupi mafioz, që blinte në Amerikën e Jugut lëndën narkotike kokainë dhe që më pas transportohej në Itali.
Gjatë operacionit të koduar “New Bridge”, të zhvilluar nga policia italiane dhe FBI, janë arrestuar 24 persona, 7 prej të cilëve në SHBA dhe 17 në Itali, për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com