Nisin hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali, u gjet i masakruar me thikë në pyll! Një takim i shkuar keq ose hakmarrje

Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas. 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në  Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes.

Trupi , iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me  majën e thikës. Një nga goditjet I shpoi një mushkëri.

 Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk mjaftoi. U gjet me pantallona të ulura. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi I pajetë ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut.

Një zonë ideale për t'u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk u gjet.  Policia po punon për të arrestuar autorin.

Është vrasja e tetë në dymbëdhjetë muaj në zonën e Trevisos, e cial është tronditur nga ky krim i rëndë.

Zbulimi

Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj nuk u kthye më. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15: ai sapo kishte mbaruar turnin. Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij.

E kishin lënë të takoheshin në 2 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk I ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë I hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal.

Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi I parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Por asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e dheut. Ishte ora 9.30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Nisin hetimet

Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo AND të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët

Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë.  Policia po verifikon kontaktet e 39 vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë. Dedja nuk ishte emër I panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Çfarë ndodhi dhe me kë u takua? Kjo është ajo që hetuesit po përpiqen të zbulojnë. Ndërkohë që nesër trupi I tij do I nënshtrohet autopsisë, shkruan Gazzettino

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:14
Itali/ U gjet i masakruar me thikë në pyll, flasin familjarët: Bledari mund të ketë parë a dëgjuar diçka që nuk duhej

1705913306_bledardedja.jpg

Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo në Itali, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten e Bledar Dedjas  që u gjet I vrarë mëngjesin e së dielës, 21 janar 2024,  në një pyll, prindërit e tij, vëllai, motra dhe nipërit prisnin përgjigje.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë. Ndoshta ka parë a dëgjuar diçka që nuk duhej’ ” thotë i vëllai, citon il gazzetino.

Edhe e motra kërkon drejtësi

“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona. Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte. të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë.

Mes lotësh motra thotë se vëllai i saj ishte një djalë i qetë dhe se vetëm 2 ditë para ngjarjes kishte komunikuar me të. Ndërsa vëllai tjetër thotë se kohët e fundit kishte vënë re një ndryshim.Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje ose larje hesapesh.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa