ABRUZZO - Një shqiptar 26 vjeç u arrestua nga policia, sepse shtatorin e kaluar kishte përplasur për vdekje një efektiv të policisë rrugore.
 
Kështu, në pranga u vu Roland Zeneli, pasi Gjykata e Avanzanos e kishte dënuar në mungesë, për ngjarjen e ndodhur më 18 tetor të vitit të kaluar.
 
Ai po udhëtonte me një shqiptar tjetër 24 vjeç, kur është ndalur nga agjentët e Policisë Rrugore të Abruzzos.
 
Menjëherë ndaloi mjeti tip “Audi A7”, ndërsa Zeneli i dha makinës mbrapsht, duke marrë me vete shefin e patrullës. Më pas mjeti eci me shpejtësi të madhe, ndërsa oficeri i policisë gjeti vdekjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)