ITALI - Një i ri shqiptar u vra në Milano nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se ai do të kryente grabitje. Një plumb në zemër i mori jetën 22-vjeçarit ende të paidentifikuar. Shqiptari u vra nga pensionisti Francesco Sicignano dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet që ai të jetë qëlluar ndërsa ndodhej në shkallët e jashtme dhe ende nuk kishte hyrë në shtëpi. Prokuroria italiane po heton me akuzën e vrasjes me dashje mbi pensionistin, pavarësisht dëshmisë së të moshuarit italian se e ka vrarë “hajdutin” në shtëpi.
/Shqiptarja.com








