20 të dënuar në burgun e Marassisë në Genova të Italisë, kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje fizike mes dy grupeve, shqiptare dhe amerikano-jugorë. Të burgosurit, të armatosur me thika, janë përplasur rreth orës 13.00, gjatë orës së ajrimit.

Vetëm me ndërhyrjen e policëve të burgut është bërë e mundur vendosja e situatës nën kontroll. Autoritete e burgut e kanë cilësuar situatën si të paqëndrueshme dhe kanë bërë thirrje që qeveria të marrë masa.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e konfliktit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)