Për të arrestuar një shqiptar i cili cilësohej si ‘Bos’ në Itali janë plagosur 4 policë. Bëhet fjalë për arrestimin e shqiptarit me inicialet K.S i cili kërkohej nga drejtësia italiane për një sërë veprash penale, duke filluar nga trafiku i drogës.
 
Arrestimi i tij u bë në një provincë të Peruxhias pas një ndjekje spektakolare mëngjesin se hënës.
 
Mediat italiane shkruajnë se policia e identifikoi shqiptarin nëpërmjet makinës që ai përdorte, e cila ishte e vjedhur. Në momentin që e ka kuptuar se policia kërkonte ta arrestone i shumëkërkuari, i cili po dilte nga një klub nate është larguar menjëherë.
 
Por në ndjekje të tij janë vënë disa makina policie.Pavarsisht thirrjeve Shqiptari me inicialet K.S ka refuzuar të dorëzohet.
 
Në një moment 26 vjeçari shqiptar ka kuptuar se një tjetër patrullë ishte përpara tij e cila do ta bllokonte dhe është mundur që të ktheje makinën në mes të rrugës.Por makinat e policisë kanë arritur ta bllokojnë nga të dyja krahët.

bosi shqiptar

Gjithsesi shqiptari është përpjekur të largohet duke goditur me automjetin e tij, njërën nga makinat e policisë. Kjo ka sjellë edhe plagosjen e efektivëve.

Policët kanë arritur ta vënë në pranga, pasi shqiptari është përleshur me ta duke i goditur. Mediat italiane e kanë përshkruar ndjekjen dhe arrestimin, njësoj si nëpër filma.
 
26 vjeçari K.S përveç veprave të tjera do të akuzohet edhe për tentativë vrasje të shumfishtë.

bosi shqiptar

bosi shqiptar

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)