ROMË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ - Lideri i dyshuar i krimit në kryeqytetin italia, Romë, u arrestua sot së bashku me 28 persona të tjerë të dyshuar si mafiozë pas një operacioni antimafia, që nuk kurseu as ish-kryetarin e bashkisë së qytetit të ashtuquajtur "të përjetshëm", Gianni Alemanno.
Bosi i dyshuar i mafias, don Massimo Carminati, 56 vjeç, ka qenë terrorist neofashist, për të cilin thuhet se ka shërbyer edhe si frymëzim për një nga pesonazhet kryesore të romanit "Romanzo Criminale".
Me një sy të humbur gjatë një tentative arratisjeje në vitin 1981, ai njihet edhe si "Il guercio" (njeriu me një sy).
"Ai ishte mbreti i fundit i Romës", shkruan për të revista "L'Espresso".
Sipas akuzës, Carminati ka drejtuar gjithë aktivitetet kriminale në Romë për vite të tëra duke patur lidhje edhe me politikanë, sipërmarrës, policë, financierë madje edhe persona të punonin në shërbimin sekret./ a.jor.











