Gjatë një kontrolli rutinë në Viareggio në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve gjatë Krishtlindjes, ata ndaluan një makinë “Fiat Stilo”.
Policia i kërkoi Ardit Satës, 28 vjeç dhe Lindita Blinit, 36 që ta hapnin bagazhin e makinës për të kontrolluar nëse ishin të pajisur me zinxhirë dëbore siç është e parashikuar me ligj.
Kur hapën për të kontrolluar gjetën dy çanta me plasmasi të zi që përdoret zakonisht për plehrat. Kur hapën qeset, policët erën e fortë të marijuanës. Në total, pas verifikimit gjendeshin 29.9 kg marijuanë.
Dy shqiptarët Sata dhe Blini u arrestuan me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)
