Arrest me burg për Aktorin italian Roberto Brunetti i njohur ndryshe si 'Er Patata'  i cili i kap nga policia duke blerë drogë nga një shpërndarës shqiptar 32 vjec edhe ai tashmë i arrestuar.

Aktori  u fut në telashe dy ditë më parë pasi karabinerët e ndaluan në Trastevere ndërsa ishte duke blerë kokainë.
 
'Er Patata 'u kap në befasi teksa ishte duke blerë një dozë kokainë nga një 32 vjecar shqiptar.
 
Në momentin e arrestimit pati edhe caste tensioni ku shpërndarësi shqiptar madje goditi policët.
 
Mediat shkruajnë se në shtëpinë e aktorit u sekuestruan edhe 987 gramë marijuanë, 900 gr hashash dhe  2 mijë euro.
 
Kjo nuk është hera e parë që aktori përfundon në telashe ndërsa për shqiptarin bëhet me dije se ishte një shpërndarës i cili klientë kishte personazhë vip.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com