IMPERIA- Një shqiptar është arrestuar në banesën e tij sot pasi kishte rrahur gruan e tij e cila për shkak të dhunës rrezikon të humbas shikimin.
 
Sipas medieve italiane, 30-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në banesën e tij, ku fytyra e bashkëshortes ishte mbuluar me gjak.
 
Në banesës përveç forcave të policisë së Diano San Pietro, Imperia ka mbërritur edhe Kryqi i Kuq për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së dhunuar dhe më pas e kanë transferuar në spital.
 
Në banesë u gjet edhe vajza e tyre e vogël, e cila ka qenë dëshmitare e skenave të dhunshme të babait të saj.  
 
Bashkëshortja në të kaluarën ka kryer një operacion në sy ndërsa tani rrezikon të humbas dritën e syve.
 
Sipas policisë lokale, dyshohet se bashkëshorti ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kjo nuk ishte hera e parë që ai e kishte dhunuar gruan.

Redaksia online 
(esh/shqiptarja.com)