RIMINI - Me 8 grabitje të dokumentuara, një shqiptar 51 vjeç dhe një 35-vjeçar italian ishin shndërruar në tmerrin e bankave, farmacive dhe dyqaneve, por policia mundi ti arrestonte pas kërkimeve intensive.
 
Ekspertë e policisë në Rimini, pas disa muajsh hetimesh arritën që të parandalonin grabitjet e radhës, pasi të 2 ishin profesionistë. Mediat italiane publikojnë vetëm fotografitë e tyre dhe jo emrat, ndërsa përmenden disa episode si ai në 23 janar, ku italiani, me një thikë kishte grabitur gruan që ndodhej atje.
 
Ndërkaq, 51- vjeçari shqiptar ishte një njohje e vjetër të policisë si vjedhës serial i bankave. Ai ishte arrestuar në vitin 2001 me akuzat se kishte vjedhur 4 banka në zonën e Miramares dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim.
 
Aktivitetin e filloi nga ish-Jugosllavia, ku më pas mbërriti në portin e Ankonës në Itali dhe në provincën e Riminit filloi të kryente disa grabitje. Më pas ai u kap, por u lirua nga burgu në vitin 2006, ndërsa në verën e vitit 2013, vjeçar është kthyer në Rivierë për të vjedhur banka të tjera.
 
Më 22 korrik të vitit të kaluar, i armatosur me thikë, hyri në veprim në bankën “Valmarecchia”, në Miramare dhe grabiti 20.500 dollarë, si dhe në 24 shtator mori 41 mijë dollarë nga arkëtari i bankës së Riminit.
 
Të gjitha grabitjet kishin një skemë të ngjashme: Hajdutët prisnin momentin kur bizneset mbylleshin, teksa synonin vetëm objektivat që menaxhoheshin nga femrat.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)