NAPOLI - Një emigrant shqiptar në Itali i ka shpëtuar vdekjes mëngjesin e sotëm, pasi kur është qëlluar me armë ndaj tij, celulari që kishte në xhepin e xhaketës ka devijuar plumbin, duke e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Napoli, Alessandro Di Costanzo, 43 vjeç, i arrestuar, ka qëlluar me armë ndaj 28-vjeçarit shqiptar, për tu hakmarrë për një zënkë mes dy fëmijëve të protagonistëve.
Emigranti shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencë dhe i është nënshtruar një operacioni që i ka hequr plumbin. Sipas mjekëve, bëhet fjalë për një plumb 7.65 milimetërsh.
I arrestuari mësohet se ka bashkëpunuar me policinë e Aversas ndërsa u ka dorëzuar edhe armën e krimit, një pistoletë. Aktualisht ai është në qeli në pritje të vendimit që do të japë gjykata e Napolit të Veriut.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)












