Një festë e cila zgjati për disa orë gjatë natës është arsyeja që një shqiptar ka vrarë fqinjin e tij në Itali.
 
Vrasja ndodhi në mesnatë ndërsa pak pas saj u ndalu nga policia autori i dyshuar një shqiptar 43-vjeçar.
 
Sipas fqinjëve ka pasur një konflikt mes dy fqinjëve mbrëmjet mes datave 27 dhe 28 nëntor.
 
Ngjarja ka ndodhur në Romë, ku në momentin e sherrit italiani ndodhej në shoqërinë e dy miqve.
 
Debati verbal mes tyre ka përfunduar në sherr, ku shqiptari e ka qëlluar me thikë për vdekje italianin, Francesco Maria Pennaçhi.

Shqiptari që punonte si furrtar jetonte bashkë me familje në një apartament ngjitur me atë të italianit.

itali
it

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)