Itali- Dy kilogramë kokainë që shiteshin çdo muaj, me fitim ditor 6 mijë euro. Paga deri në 5 mijë euro në muaj për korrierët që shpërndanin lëndët narkotike dhe 3 kg drogë të sekuestruara gjatë operacioneve të nisura që nga viti i kaluar.
Këto kanë shifrat e goditjes së një rrjeti të madh të trafikut të drogës në zonën e Novarës në Itali, teksa 6 persona ranë në pranga. Katër nga të dyshuarit janë shqiptarë dhe gjithashtu i të njëjtës kombësi edhe kreu i organizatës.
Operacioni antidrogë përfundoi me ekzekutimin e gjashtë masave të sigurimit: tre persona përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë nën hetim në gjendje të lirë dhe për një u urdhërua dëbimi nga vendi.
Hetimi filloi në muajin gusht të vitit të kaluar, pas një arrestimi për trafik droge. Sipas asaj që u rikonstruktua nga efektivët, në fakt, subjekti që përfundoi në pranga në qershor 2023.
Duke ndjekur gjurmët dhe lidhjet, hetuesit shkuan deri tek përbërja e celulës dhe aktiviteti i saj, teksa siguruan edhe provat.
“Në fakt, nga hetimet rezultoi se rrjeti i trafikut ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha kokaine, zakonisht 2 kilogramë çdo muaj. Aktiviteti i tregtimit të drogës drejtohej nga D.H., 50-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili drogën e blinte nga 43-vjeçari shqiptar, N.I., banues në provincën Novara”, shkruan media e vendit fqinj.
I punësuar nga D.H. më pas ishin katër persona të tjerë, të cilët kishin për detyrë t'u jepnin dozat e kokainës blerësve me banim në qytet dhe në bashkitë e krahinës: P.D., 24 vjeç, shqiptar, H.R., 27 vjeç pakistanez, R.A., 47 vjeç, italian dhe G.E., 22 vjeç shqiptar. Të katërt merrnin një pagë reale mujore rreth 5 mijë euro.
Gjithashtu, gjatë të njëjtit hetim, tashmë ishin bërë pesë arrestime në flagrancë, nga shtatori 2023 deri në mars 2024, me pasojë sekuestrimin e mbi 3 kilogramëve kokainë. Takimet e grupit, të regjistruara nga disa kamera, u zhvilluan brenda parkingjeve të disa qendrave tregtare të qytetit, shkruan media italiane.
Zakonisht kreu i grupit D.H., dozat e kokainës i ka lënë brenda makinës dhe pak më pas i kanë mbledhur bashkëpunëtorët e tij. Grupi siguronte çdo ditë rreth 150 shitje me fitim rreth 6 mijë euro.