500 emigrante që vinin nga Siria me anë të një anijeje tregëtare, kanë mundur të shpëtohen në brigjet italiane nga ana e Marinës italiane.
Emigrantët, shumica gra dhe fëmijë, u shpëtuan rreth 90 km në juglindje të qytetit jugor të Crotone, Kalabri. Ata janë transferuar më pas në anijen e Rojes Bregdetare, për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore.
Marina italiane patrullon ujërat midis Afrikës dhe Siçilisë që nga tetori i vitit 2013, kur 366 persona humbën jetën pasi anija e tyre u fundos rreth 1 milje nga ishulli italian i Lampeduzës. Kjo nxiti dhe nisjen e një operacioni të kërkim-shpëtimit, me emrin “Mare nostrum”, i cili i kushton Italisë 9 milionë euro në muaj.
Ndërkaq, kjo e fundit i’u ka bërë thirrje herë pas here agjencive të kontrollit kufitar europian për të marrë përsipër operacionin, si dhe shteteve të tjera për të ndarë këtë barrë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com