ITALI - Shqiptarët në Itali janë shpesh pjesë e kronikave të lajmeve, për grabitje apo sjellje të tjera kriminale. Por, gjithnjë e më shumë po shtohen dhe rastet e sjelljeve me qytetari të lartë.
Një rast i tillë është ajo e një të riu në Trevizoi, i cili ka ndërhyrë në një grabitje.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i mori çantën një grabitësi që ia kishte rrëmbyer një biznesmeni.
Pasi gjeti kartëvizitën e tij në çantë, shqiptari i telefonoi Giacomo Saccol për t’i dorëzuar çantën e tij.
Fillimisht italiani u tregua dyshues duke kërkuar që në takim të ishte edhe policia.
“E falënderoj për veprimin e tij. Tani shpresoj të gjendet dhe makina ime”, shprehet Saccol.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com