Itali, shqiptari kapet me 125 mijë
euro të padeklaruara, i mbahen 50%

ITALI – Një shtetas shqiptar ka tentuar të fshehë një shumë të madhe parash për t’i shpëtuar taksimit.

Shqiptari 33-vjeçar me banim në Carpi, kishte një zarf plot me euro në çantën që mbante në dorë por është pikasur nga kontrolli doganor.

Shqiptari kishte në plan të udhëtonte me avion nga aeroporti “G. Marconi” në Bolonja në drejtim të Turqisë.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën 125 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në mesin e gjerave personale.

Në Itali konsiderohet e paligjshëm transportim i çdo shumë mbi 10 mijë euro nëse ajo nuk deklarohet. Në bazë të ligjit, autoritetet i kanë sekuestruar 50% të shumë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë