Itali- Karabinierët e stacionit të San Prisko në Itali arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, teksa ishte duke shitur kokainë dhe qëndronte si ilegal në vend.
Episodi ka ndodhur pak pas orës 20:00 të ditës së djeshme (11 Janar) në “Via Verdi”, ku i riu në mënyrë të dyshimtë i ka dorëzuar një dozë kokaine një 33-vjeçari me origjinë nga Kazerta, në këmbim të parave.
Karabinierët ndërhynë sapo blerësi 33-vjeçar pagoi paratë.
Gjatë kontrollit, në portofolin e 24-vjeçarit shqiptar u gjetën pesë mbështjellës me doza të tjera kokaine, si dhe 345 euro para cash, që mendohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, informon media e vendit fqinj.
I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere, ku pret të përballet me akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.