Itali/ Studentja 23-vjeçare vdiq gjatë lojës erotike e mbytur me litar, Gjykata dëmshpërblen familjen me 1 milion euro!

Itali/ Studentja 23-vjeçare vdiq gjatë lojës erotike e mbytur me litar, Gjykata dëmshpërblen familjen me 1 milion euro!

Viktima, Paola Caputo

Romë- Studentja 23-vjeçare Paola Caputo, vdiq e mbytur në një lojë erotike 13 vite më parë në Romë, Gjykata Civile vendos 1 milion euro dëmshpërblim për familjen.

Ky është verdikti nw procesin civil, pas shpalljes fajtor më hershëm të partnerit të viktimës, inxhinierit roman Soter Mule, (sot 52 vjeç), për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Lajmi është raportuar edhe nga gazeta italiane “La Repubblica” ditën e sotme (29 Gusht).

Viktima, studente e "Sapienza" dhe me origjinë nga provinca e Leçes, vdiq midis datës 9 dhe 10 shtator 2011. Ajo ishte me origjinë nga Villa Baldassarri, por studionte në universitetin e njohur.

Pas hetimeve të thelluara, autoritetet ligjzbatuese dhe gjykata arritën në përfundimin e ekspertuar se “e reja vdiq e mbytur gjatë një praktike erotike shibari”. Një lojë që është bërë nga çifti në garazhin e një ndërtese, në “Via di Settebagni”, në Romë.

“Studentja nga Salento u mbyt nga një litar gjatë një loje erotike në të cilën kishte marrë pjesë së bashku me Mulé dhe një vajzë të dytë (një 24-vjeçare nga Roma), në një garazh të një ndërtese të Agjencisë së të Ardhurave”, shkruan gazeta në fjalë për dinamikën e fatalitetit.

Soter Mule, inxhinieri i akuzuar

23-vjeçarja ka ndërruar jetë e mbytur nga laku rreth qafës. I dyshuari u plagos dhe pretendonte se ishte një aksident. Familja e viktimës u përfaqësua nga avokatja Francesca Conte.

Ndaj të dyshuarit Soter Mulé, është dhënë edhe një dënim i formës së prerë në Gjykatën e Lartë, me 3 vjet e 6 muaj për veprën penale, teksa paralelisht po zhvillohej edhe procesi për padinë e dëmshpërblimit financiar.

Fillimisht, akuza e hipotezuar nga prokuroria e Kapitolinës ndaj inxhinierit ishte ajo e vrasjes nga pakujdesia, e cila më pas u cilësua në vrasje nga pakujdesia me rrethanë rënduese të parashikimit të ngjarjes.

Inxhinieri romak përfundoi në burg për dy ditë dhe më pas u vendos në arrest shtëpie. Ai u lirua më tej për shkak të skadimit të afatit maksimal të burgimit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit