Trembëdhjet vjet më parë kishte vrarë me kazëm gruan e tij nga xhelozia. U rikthye në liri pasi kreu dënimin prej 9 vitesh, por vetëm një vit më parë vrau të dashurën e tij të re me shtatë goditje thike si dhe tentoi më tej vetëvrasjen.
Kjo është historia e 54-vjecarit shqiptar Asllan Agoj i cili pasditen e së dielës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dritaren e qelisë me llastikun e tutave.
Ngjarja ndodhi në burgun e Marassit. ku shqiptari vuante dënimin për vrasje. Përpjekja e oficerëve të burgut nuk shërbeu për ta kthyer në jetë 54-vjeçarin shqiptar.
13 vite me parë Agoj, për motive xhelozie vrau në mënyrë makabre gruan e tij, të cilën e goditi disa herë më kazëm. Për këtë krim ai u dënua me 13 vite burg, por bëri vetëm 9 vite. Më 2014 ku kishte fituar lirinë kreu vrasjen e dytë, teksa këtë radhe viktima ishte e dashura e tij 31-vjecare, të cilën e masakroi me thikë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com