VICENZA - Astrit Qejavani, që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e djeshme në autostradë në Itali, fillimisht kishte vrarë gruan e tij dhe në arratisje e sipër ka pësuar edhe aksidentin.
Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari, Astrit Qejvani 38 vjeç kishte vrarë fillimisht gruan me të cilën bashkëjetonte me origjinë moldave dhe në tentativë arratisjeje u përplas me një makinë tjetër në autostradë në Vicenza të Italisë.
"Ka një histori dramatike incidenti vdekjeprurës që ndodhi natën e së mërkurës. Viktima, shqiptari Astrit Qejvani, 48, kishte vrarë të dashurën e tij me çekiç në kokë dhe më pas është larguar nga banesa”, tregon policia që ka gjetur trupin e viktimës në banesë e tyre.
Vrasja ndodhi dje ndërsa vetëm sot është gjetur gruaja e vdekur pasi vajza e saj ka lajmëruar në polici ngjarjen. Në shtëpi është gjetur çekiçi me të cilin 38-vjeçari kishte bërë krimin dhe është gjetur edhe një karrige e thyer po me të njëjtin objekt.
Pas hetimeve të djeshme, policia tregoi se shqiptari kishte ecur me shpejtësi të madhe dhe në drejtim të kundërt. Ky ishte shkaku edhe i vdekjes së tij.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Itali, drejtonte me shpejtësi, përplaset, ndërron jetë shqiptari