Vrasje në orët e para të mëngjesit në zonën e Pizës në Itali. Në Montecalvoli, një fshat i vogël në komunën e Santa Maria a Monte, një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, Kevin Muharremi, u qëllua për vdekje. Për momentin motivet mbeten të paqarta. Nga hipotezat e para, duket se krimi mund të jetë pasojë e një grindjeje.

Rreth ngjarjes po hetojnë karabinierët. Viktima, thuhet se u godit nga një ose më shumë plumba ndërsa ishte në makinën e tij. Të shtënat dyshohet se erdhën nga një makinë tjetër që iu afrua në anë. I riu mori goditje në qafë ndërsa bashkë më te po udhëtonin dhe kushëriri dhe një mik i tyre. Ai ishte ulur në sediljen e përparme të pasagjerit.

Vrasësi ishte me një person tjetër në makinën nga u qëllua me armë. Hetuesit po shqyrtojnë kamerat e mbikëqyrjes në zonë, përfshirë ato që përdoren për të lexuar targat.

Sipas mediave të vendit fqinj, 25-vjeçari e kishte kaluar natën në një pub në Valdera, ku shpërtheu një sherr. Për momentin, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe po përpiqen të përcaktojnë nëse vrasja lidhet me sherrin që nisi në pub apo ka motive të tjera.

I gjithë komuniteti i Montecalvolit është në shok, pasi krimi ndodhi në një zonë zakonisht të qetë. Të paktën tre të shtëna thuhet se u dëgjuan nga banorët e zonës. Kevin Muharremi, jetonte në Fucecchio, ku punonte në një lavazh dhe servis makinash.