Itali - Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Arezzo, të Italisë. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.

Krimi ndodhi pak para mesnatës, rreth orës 23:45, pas një konflikti mes tij dhe një shqiptari tjetër pranë një lokali. Autori pas vrasjes tentoi të arratisej me një 'Audi', por pa rezultat. Ai u arrestua rreth orës 02:00 të mëngjesit nga shërbimet e policisë.

Motivi i vrasjes dyshohet se erdhi pasi viktima u takua me ish-të dashurën rumune pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo. Në këtë moment erdhi edhe partneri aktual i vajzës, i cili dyshohet se për shkak të xhelozisë qëlloi 4 herë me armë zjarri. Njëri prej plumbave fatal për 30-vjeçarin, ishte ai që e kapi në zonën e qafës.

__________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
U vra nga bashkëatdhetari në Itali pasi takimit me ish-të dashurën rumune, del foto e 30-vjeçarit shqiptar që mbeti viktimë

1774106302_Italiiiiaa.jpg

Mediat italiane kanë siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Gjergj Pergegaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Arezzo të Italisë nga një bashkëkombas shqiptar.

Krimi ndodhi pak para mesnatës, rreth orës 23:45, pas një konflikti mes tij dhe një shqiptari tjetër pranë një lokali. Autori pas vrasjes tentoi të arratisej me një 'Audi', por pa rezultat. Ai u arrestua rreth orës 02:00 të mëngjesit nga shërbimet e policisë.

Ndërkohë motivi i krimit ishte konflikti për një vajzë rumune, e cila ishte ish-e dashura e viktimës dhe e dashura aktuale e autorit.

Viktima u takua me ish-të dashurën pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo dhe në këtë moment erdhi autori i dyshuar i krimit dhe qëlloi 4 herë me armë zjarri në drejtim të Pergegaj.

Njëri prej plumbave rezultoi fatal për 30-vjeçarin. Ai e kapi atë në zonën e qafës, duke i marrë edhe jetën.

-------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë