ITALI - Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Pescara të Italisë. Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policisë italiane, të dyshuar për vrasjen e adoleshentit nga Shqipëria që u gjet i pajetë në parkun Baden Pouel në qendër të Peskarës.
Dy djemtë e kapur janë, gjithashtu të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti policie të një komisariati në provincën e Peskarës, tjetri djali i një avokati të njohur në qytet që po merren në pyetje aktualisht në komisariat. Menjëherë pas ngjarjeve, sipas asaj që ka dalë deri tani, ata kanë shkuar për të notuar në det.
Atje, ndoshta do të kishin hequr thikën e përdorur. Polumbarët janë vënë në veprim për gjetjen e armës. Konfidencialitet maksimal nga ana e Prokurorisë në lidhje me ngjarjen, nga e cila rezulton vetëm se “ky është një rast shumë delikat”.
Rindërtimi i ngjarjes
Goditja me thikë duket se ka ardhur nga një debat, por arsyet nuk janë ende të qarta. Duket se kishte një borxh prej disa qindra eurosh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës, apo blerjen e përsëritur të dozave të papaguara.
Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes. Policia po heton. Rasti ndiqet nga kryeprokurori Giuseppe Bellelli. Trupi i 17-vjeçarit, me prindër shqiptarë që nuk jetojnë në Itali, ka marrë plagë me thikë.
Bellelli ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me deputetin Gennaro Varone dhe prokurorin e të miturve David Mancini, si dhe mjekun mjekoligjor Christian D'Ovidio të cilët kanë kryer zbulimin fillestar të trupit.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
46.7%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 8077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Itali e bëjnë të kryer: ‘Giro d’Italia’ në vitin 2025 fillon nga Shqipëria
28 Qershor, 10:27
-
Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave
28 Qershor, 09:50
-
Në Shqipëri i rrezikohet jeta nga ligji i Kanunit, gjyqtari i Breshias anulon dekretin e dëbimit për shqiptarin! 30 vjeçari lirohet nga paraburgimi i Barit
24 Qershor, 13:18
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)
24 Qershor, 09:27
-
Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit
23 Qershor, 07:35
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve
22 Qershor, 14:18
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi
22 Qershor, 08:45
-
Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali, këngëtari mesazh hajdutëve: Nëse kërkoni ar tek ne, kantautorët s'janë të pasur
21 Qershor, 20:07
-
Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë
21 Qershor, 18:21
-
Frikë dhe tmerr, Roberto Baggio pas dhunës dhe grabitjes: Shpëtuam mirë
21 Qershor, 15:53
-
I lindur në Gjermani, i riu nga Kosova me shqipe të bukur mbështet Italinë në përballjen me Spanjën, ja arsyeja
20 Qershor, 22:02
Italiane e jugut jane kriminela. Per ta La Marmora ka hapur nje muse ne Torino qe e verteton kete gje.
Përgjigju