Itali, zv/kryetarja e Bashkisë bëhet
"burrë", nga Chiara në Gianmarco

ITALI - Zëvendës Kryetarja e Bashkisë së Viareggios (Qytet i Toskanës), Chiara Romanini ka vendosur të ndërrojë sex dhe emër.
 
Gjithashtu nga gjykata i është dhënë leja për operacionin kirurgjik që bën të shpresojë Romaninin për një “familje normale dhe me fëmijë”. 

Nga Chiara do ndërrojë emër në Gianmarco. Pasi do i ushtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, zëvendës Kryetarja Romanini, 30 vjeçe me profesion avokaten, do të marrë lejen për të ndërruar emrin e saj me një tjetër të gjinisë mashkullore dhe gjithashtu do të mbajë një kurë të re hormonale.

chiara romanini

Në qytetin e Viareggio, të shumtë ishin ata që e dinin historinë dhe dëshirën e madhe të zëvendës Kryetares së Bashkisë, por kishin vendosur të ruanin privatësinë e saj. Vetëm sot ajo ka bërë publike historinë e saj duke injoruar efektet negative që mund t’i sjellë kjo gjë për karrierën, duke rrëfyer se aktualisht ka një të fejuar (femër) dhe se dëshiron të ketë “një familje normale me fëmijë, falë edhe fekondimit heterolog që tashmë është e ligshme dhe në Itali”.

chiara romanini

Gjithashtu nga gjykata e Lucca i është dhënë leja për operacionin kirurgjik për ndrrimin e seksit që pritet të ndodhi në Shtator.

chiara romanini

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë