'Italia do iu duket lule.' Kjo deklaratë e doktorit Tritan Kalo shkaktoi shumë reagime, të cilat edhe nuk u priten mirë. Për këtë arsye mjeku infeksionist ka dashur të sqarojë opinionin me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shprehet se u drejtua si prind dhe si një vëlla, në mënyrë që të shmanget një tragjedi e mundshme.
Konkretisht në statusin e fundit mjeku infeksionit ka shkruar:
"Nuk është mesazh jo realist dhe frikësues, POR thjesht e vetëm një mesazh nga zëmra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të "pakdijshëm", për t'u vet ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar....Covid-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të DISTANCIMIT SOCIAL...Situata bëhet e përkohshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara....Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë!!!"
Ndërkohë më herët Tritan Kalo kishte deklaruar: “Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:
Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të padijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjekësia e Perëndia bashkë. JU LUTEM!!!
Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.
Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!” Dr. Tritan Kalo.”
Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo
1 Qershor, 10:47
-
Bashkëshortja në luftë me jetën mjeku Tritan Kalo: Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete
30 Maj, 17:45
-
Frrok Çupi: Të gjithë gabojmë me Tritan Kalon
26 Korrik 2023, 15:20
-
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill 2023, 12:34
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
Shume sakte dhe drejt doktor.mendimet dhe keshillat hapen ne perputhje me situate e caktuar.jemi ne cdo kohe me ju,mjeket, infermieret ,punonjesit e sektorit teknik ,me perkushtimin tuaj per te shpetuar jete e njeriut. Ti leme cmirezinjte te lehin. Nder dhe respekt per cdo punonjes te shendetesise ne balle te luftes.se ka dhe mjeke me diplome dhe tituj qe lehin pas ekraneve.
PërgjigjuNdergjegjesim me fjale ose force Ashtu sic e do mos dija dhe mosdashja injoranca qe kemi me apo pa deshiron tone . Kemi shum probleme me veten bejme sikur jemi ndergjegjesuar , sikur I kemi lare duar nderkohe vetem Sa I kemi lagur, bejme sikur distancohemi nga Ana tjeter Nuk rime dot pa trokitur tak komshia per tu mare me thasheme se kush eshte semure apo sheruar , Nuk rime dot pa shtrenguar duart me te tjere te lareI’m apo te pa lare dhe futemi ne shpi dhe mundohemi te lajme xhamat e ballkonit she valla na duken nga jashte si te pa Lara , kete koncept kane shume injorante qe vertet Nuk dinte se si lahen duart
PërgjigjuEvolucioni i virusit per mendimin tim ,i panjohur nga shkenca,nuk do te thote qe DOCTOR Tan Kalo i permasave boterore,te mos e ndryshoje tonin e porosive qe hap pas hapi po ve para te papriturave gjithe shkencetaret e mirobiologjise ne cdo cep te botes. Ai po perballet direkt ne gryken e zjarrit me armikun,per te eksploruar dhe zbuluar sa me shume rreth tij,qofte edhe ne kushtet teknike te shqiperise,duke ndihmuar popullaten . Ne si popull duhet te bindemi per shkak te pjeses tjeter qe perfaqeson bindjen,ndryshe ngaqe njerezit mendojne ndryshe vepron ligji i shtetit ne menyre te mos rrezikohet pjesa qe nuk deshiron te rrezikohet.Pasi duke ju pergjeruar doctori njerezve nuk funksiononka. Asnje nuk uron te provohet.Jeta eshte gjeja me e cmuar .Nuk na kushton gje te degjojme keshillat edhe te zbatojme kushtet e izolimit,pasi ne si popull e njohim mire cdo te thote kjo fjale,,cdo e mire ka nje te keqe dhe anasjelltas.Duhet te marrim kurajo te marrim shembull nhga disiplina e disa popujve qe shquhen per disipline te hekurt.
PërgjigjuJu lumte Doktor Kalo! Ju falemderojme per c’po beni per te semuret por edhe per Te gjithe popullin tone. Nuk ka fjale tju shperbleje per Te mirat qe Po beni. Mesazhi qe keni dhene me duket shume I drejte, perndryshe do infektohen shumica e njerezve. Ketu në Kanada mjeket dalin shume shpesh e keshillojne popullin qe Te jene shume Te ndergjegjshem per distancen dhe higjenen, Po keshtu ju Doktor Kalo, I kalibrit boteror, jeni I mire kuptuar dhe I mirenjohur nga ne. Respekte, Roza
PërgjigjuKeta jane sharkaten e flasin pa pergjegjshmeri: Shihni si ka fol para nje muaji https://www.balkanweb.com/mjeku-infeksionist-tritan-kalo-koronavirusin-do-e-quaja-grip-ka-vdekshmeri-te-ulet/
PërgjigjuMOS NA E SHTI DATEN O TRITAN KALO,,...….PAK TE FRIKESUAR JEMI....
PërgjigjuTju vij turp qe flisni per doktorat ne kte moment te pa ndergjegjshem lavira
PërgjigjuVazhdo punen dok!! Kush thote te verteten ben armiq!!
PërgjigjuNuk jan te pergjegjshem ka njerez qe javen e kaluar kan qen me simptoma e sot i shikon ne giro kur virusi do nje muaj te zhduket nga trupi kta infektojn te tjer, qeveria duhet te marri masa per personat e konstatuar me par qe mos dalin nga shtepit kjo esht vrasje per te tjeret
PërgjigjuVetem ne Shqiperi dalin ore cast doktoret qe duhet te jene ne spital neper Tv e bejne llogje. Doktor! Te kjo semundje nuk ke asgje ne dore. Kush ju ka ardhur i semure rende ne spital ju ka vdekur. Te tjeret i ka rujt zoti, ndaj mos dilni ore cast duke genjyer miletin! Pranoni qe sistemi ka deshtuar, pranoni qe nuk keni kapacatite mjekesh dhe shtreterisht dhe njerezit do ju mirekuptojne.
PërgjigjuBravo saliu I vitos se nikos. Ketu ne Itali dalin gjithe diten mjeket specialiste, te virologjise, infeksioneve, imunologe etj etj, per te sqaruar njerezit per gjithçka. Dhe me poshte pergezon veten (sakt(é)) per helmin qe hedh... Te te vije TURP!
bravo