/ATSH/.- Ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i është rikonfirmuar sot mbështetja e Italisë për axhendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe përmbylljen e procesit për liberalizimin e vizave në përputhje me përmbushjen e kritereve.
Gjatë takimit që pati në Romë me sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane të Italisë, Sandro Gozi, ministri Çollaku mori mbështetjen italiane edhe për anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale e organizata ndërkombëtare.
Ministri Çollaku, pasi shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, e njohu sekretarin e Shtetit, Gozi, me hapat të cilat ka ndërmarrë dhe pritet t'i ndërmarrë qeveria e Kosovës për përmbushjen prioriteteve kryesore, që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe natyrisht avancimin e procesit të integrimit evropian.
"Ne jemi duke punuar që vitin 2015 ta kthejmë në një vit Evropian për Kosovën. Tani është koha që perspektiva evropiane të marrë formë në shtetin tonë. Dhe pikërisht MSA-ja ka një rëndësi të veçantë në këtë drejtim sepse nënkupton vendosje të marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Për më tepër, nënshkrimi i MSA do të krijojë një moment të ri dhe do t'i mundësojë Kosovës që të përfitojë nga programe të ndryshme që ofron BE-ja. Tani ne jemi duke lëvizur para në këtë drejtim dhe pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodhë gjatë këtij viti. Ky do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm në procesin reformues të Kosovës", tha Çollaku.
Kurse për procesin e liberalizimit të vizave, ka bërë të ditur se deri në qershor të këtij viti do të zbatohen të gjitha kriteret e kërkuara dhe raporti final do t'i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim, e më pas pritet të ndodhin edhe hapat e tjerë.
"Ndonëse Komisioni Evropian ka qenë më strikt me Kosovën krahasuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ne kemi punuar shumë në tri vitet e fundit për të përmbushur kriteret e parashikuara me udhërrëfyes. Prandaj, me të drejtë presim që gjatë këtij viti Komisioni Evropian në mënyrë meritore të vlerësojë përmbushjen e kritereve dhe pastaj të japë rekomandimin pozitiv", shtoi ministri Çollaku.
Në takim u diskutua edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku ministri e ka siguruar bashkëbiseduesin e tij, Gozi, për përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe për dialogun me Serbinë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Në këtë aspekt, ministri Çollaku ripërsëriti kërkesën që sa më shumë investitorë janë të mirëseardhur për të investuar në Kosovë në sektorin e agrikulturës, procesimit të ushqimit, në turizëm, miniera etj./KosovaPress/
/Shqiptarja.com