Policia e Elbasanit nga kontrollet intensive të kryera ka arrestuar një 45- vjeçar për trafik droge pasi kërkohej nga Italia dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka pasur 60 000 lekë dhe 500 euro”, thuhet në njoftim.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Vlorë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.5%
Vota total: 1438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Dhërmi, Himarë dhe Borsh! Stuhi edhe në Elbasan
18 Korrik, 16:33
-
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 13:34
-
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
18 Korrik, 13:06
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Stuhi e fuqishme ere dhe shiu në Elbasan
17 Korrik, 18:53
-
Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner
17 Korrik, 16:21
-
Gianluigi Buffon merr postin e rëndësishëm në kombëtaren e Italisë
17 Korrik, 15:56
-
Vrau me sëpatë kunatën e tij në Elbasan, dënohet më burgim të përjetshëm Tefik Tashi
17 Korrik, 15:49