Italia e shqetësuar për sulmin në veri të Kosovës, Tajani telefonon Kurtin e Vuçiç: Ndaloni çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune

Italia është e shqetësuar për situatën në Kosovë. Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani ka telefonuar vetë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku i ka kërkuar të ndalojnë çdo veprim që mund të përshkallëzojnë situatën  për të gjetur një zgjidhje.

 “Për sa i përket situatës në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjithë aktet e dhunës. Ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni. Unë fola personalisht me kryeministrin e Kosovës Kurti, me presidentin serb, Vuçiç, i ftova të gjithë për një zgjedhje që të jetë ajo e paqes, dialogut që të ndalojnë çdo veprim.”

Tajani ftoi të punojnë për dialogun dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë. 

Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e presidentit Borrell të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog"

Gjithashtu Tajani ka ofruar gadishmërinë për të vlerësuar përforcimin e rolit të KFOR.

I pohova se Italia është e gatshme dhe fola me ministrin Crosetto që të vlerësojnë hipotezën e një përforcimi të dispozitivit KFOR për të shmangur incidente të reja dhe viktima të reja. Puna e ushtarëve italianë atje vlerësohet nga të gjithë, ata kanë sjellë paqen dhe vlerësohen si nga Kosova ashtu dhe nga Serbia dhe besoj se Italia, pikërisht për rolin e vet, për aftësinë e vet se di të dialogojë me të gjithë, mund të vazhdojë të luajë rol për të sjellë paqen me një territor shumë të komplikuar, por zgjidhjet nuk janë kurrë ato të luftës. Zgjidhjet janë ato të diplomacisë.

Italia do të jetë gjithmonë e gatshme për të kontribuar për rifillimin e dialogut.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci dhe besoj se është e drejtë që puna e Bashkimit Europian të jetë gjithmonë e më shumë efikase. Italia gjithsesi do të bëjë pjesën e vetë sepse vendosëm që të jemi të pranishëm në Ballkan, jo vetëm për të pasur oportunitete, por dhe për të kërkuar që të zgjidhim, falë aftësive italiane, problemet më të ndërlikuara.

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani iu përgjigj gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë. Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, së bashku me një delegacion të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. Dje, në nisje të vizitës, Kryeministri Rama u takua me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë