Italia mbështet projektin “Inovacioni kundër korrupsionit”


TIRANE, 14 Korrik /ATSH/- Përfaqesuesja e PNUD-it në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun dhe ambasadori i Italise, Massimo Gaiani, nënshkruan të martën në ambjentet e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike në prani të ministres Milena Harito, marreveshjen e projektit "Inovacioni kunder korrupsionit: Krijimi i nje Modeli Operativ Shërbimesh për Qytetaret".
Marrëveshja kosiston në një kontribut financiar të Koooperacionit Italian prej 265.000,00 euro në mbështetje të projektit të PNUD-it për asistencë institucionale për Ministrinë e Inovacionit dhe të Administrates Publike, duke konfirmuar interesin dhe angazhimin e palës italiane për të mbështetur reformen e administratës publike dhe inovacionin në shërbimet ndaj qytetareve në Shqipëri.
Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i efiçencës, cilesisë dhe aksesit në shërbimet publike me anë të modernizimit të ofrimit të vetë këtyre shërbimeve, edhe per te reduktuar praktikat korruptive.
Projekti i pergatitur nga Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike me konsulencen teknike te PNUD-it ne Shqiperi, parashikon mes te tjerash arritjen e disa rezultateve strategjike si, adoptimi i nje strategie kombetare per dhenien e sherbimeve publike ne Shqiperi, krijimi i Qendrave Pilot per Sherbimet ndaj Qytetareve, konsolidimi i Agjensise Kombetare per Ofrimin e Sherbimeve Publike te Integruara.e,xh/ /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve