PRISHTINË- Italia është njëra nga kontribueset kryesore të misionit të NATO-s në Kosovë me përafërsisht 550 ushtarë dhe për të dytin vit me radhë, ajo udhëheq misionin e KFOR-it me Gjeneral Figliuolo, i cili komandon më shumë se 5000 ushtarë nga 31 vende.
Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo u takua në Shtabin e Përgjithshëm shumëkombësh të KFOR-it, në Prishtinë, me Ambasadorin italian në Prishtinë, Andreas Ferrarese.
Gjatë takimit, Gjenerali Figliuolo dhe Ambasadori Ferrarese diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe ranë dakord se roli kryesor që KFOR-i ka në Kosovë është ofrimi i mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe liria e lëvizjes, si dhe kushtet e nevojshme për zhvillimin e rajonit.
Në njoftimin e dërguar sot nga KFOR bëhet e ditur se, Ambasadori Ferrarese vuri në pah kontributin e rëndësishëm që Forcat e Armatosura të Italisë në Kosovë japin në NATO që nga viti 1999 për stabilizimin e rajonit.
"KFOR-i siguron mjedis të sigurtë, kushte të rëndësishme për të nxitur zhvillimin ekonomik, social dhe politik në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit", tha Ambasadori Ferarrese, duke shtuar se "trupat italiane në KFOR krijojnë kushte të stabilitetit dhe të sigurisë dhe i inkkurajojnë investitorët italianë të rrisin praninë e tyre në Kosovë, që mund të sjellë përfitime të dukshme në këtë rajon"./ATSh/
/Shqiptarja.com