ITALI - Durimi, pret proshutën për të mbushur një panine, ndërkohë Festimi tund koshin e mbushur me patate të skuqura të sapodala nga fërgesa. Pastaj të dy bashkë marrin pozicion për tu fotografuar, me flamurin kuqezi dhe shqiponjën me dy koka, të varur në murin prapa tyre. Dy shqiptarët menaxhojnë fast-foodin e lëvizshëm në port, një nga rulotat e shumta të shpërndara gjatë bregdetit. Nga ana tjetër e banakut, të mbushur plot me salsiçe të prera, dhe një varietet salsiçesh nga të gjitha llojet dhe përmasat, një çift të fejuarish veshur sipas modës dhe një grup vajzash mjaft të zhurmshme presin radhën. Këtu nuk ekzistojnë borgjezët apo proletarët, fshatarët apo zotërinjtë. Hot-dog dhe patatet e skuqura janë alfabeti universal, sidomos në kohë krizash.
Me pak euro secili, burrat dhe gratë e të gjitha shtresave sociale dhe kulturore shkojnë për të blerë ushqim për të ngrënë në këmbë, në kofanon e makinave ose në stolin më të afërt. Kriza, megjithatë, gjithashtu goditi sektorin dhe menaxherët ankohen pak për faktin se shitjet kanë rënë në kohët e fundit. Nga veriu në jug i vijës bregdetare çdo operator i ushqimit të shpejtë ka shpikur çdo ditë diçka të re, për të bërë një ndryshim dhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. "Në dimër, unë gjithmonë blej gjëra pikante" thotë Mikele Ianelli, 27 vjeçari nga Grumori, një student në Akademinë e Filmit Enziteto, ndërsa është duke pritur për një sanduiç me lakër turshi, suxhuk dhe kërpudha të përgatitura nga dy kuzhinierët shqiptarë. Me të është Gentile Lorenzo, edhe ky 27 vjeçar, por që jeton në Palo Alto: "Ne jemi konsumatorë të rregullt të ushqimit të shpejtë në rrugë, por unë duhet të pranoj se ka disa me të vërtetë të pastër dhe të pajisur mirë, unë do të thosha se është një alternativë e mirë, ekonomike dhe popullore e picës së ofruar në tryezë. " Për të pirë, birrë të vogël në shishe për të dy.
Rreth Piazza Diaz, ndërkohë, një rulotë "historike" e ka ndryshuar pronësinë pak më shumë se një muaj më parë dhe pronarët e rinj kanë filluar një shërbim të ofrimit në shtëpi. "Kështu ne dallohemi nga të tjerët dhe ofrojmë një komoditet për klientët tanë", thotë Gaetano Palmieri, një picajol profesionist, ish-shitës frutash, tashmë i rekrutuar nga stafi i ushqimit të lëvizshëm, në mënyrë që edhe ai të përballojë fatin e një aktiviteti menaxhuar familjarisht. Pronarja është një vajzë 25 vjeçe, e cila gjithashtu i pëlqen patatet e skuqura. "Unë kam investuar në një zonë që jam ndjerë e sigurt" thotë sipërmarrësja e re "Por unë duhet të pranoj se edhe ne jemi duke paguar efektet e krizës dhe tarifat shtrenjta". Rulotat me hotdog gjithsesi janë bërë për shumë italianë një alternativë e picerive dhe restoranteve të cilët janë shumë të kushtueshëm për këtë kohë krize. Duke u rritur papunësia duhet patjetër që të kursesh dhe të rinjtë italianë kursejnë në këtë mënyrë, duke ngrënë panine të mbushura përpara rulotës së Durimit dhe Festimit.
*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com