Italianët: Bosi shqiptar i drogës
jetonte në një bunker në Berat

Pas arrestimit pak ditë më parë në Shqipëri të shumëkërkuarit Alket Hatija, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për 44 vjeçarin, që konsiderohej si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës, që ishte dënuar me 20 vjet burg.
 
‘Ansa’ shkruan se  Alket Hatija fshihej në një vilë bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet, ndërsa u arrestua në Durrës teksa do të takonte një mik.
 
Sipas medieve italiane shqiptari nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004 kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.
 
Sipas hetuesve, ai fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër, ndërsa droga vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve.

Alket Hatija u arrestua pak ditë më parë në Durrës pas urdhrit nga Italia, ndërsa do të ekstradohet për të vuajtur dënimin që mori nga gjykata e Milanos.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen