TIRANE - Italinë e ka pushtuar një valë racizmi ndaj Shqipërisë, pas ngjarjes së djeshme ku mbeti e vdekur një italiane, pasi u përplas me dy shqiptarë në arrati. Në rrjetet sociale Twitter e Facebook, një mori shtetasish italianë shkruajnë se të gjithë shqiptarët janë njëlloj, duke sugjeruar edhe mënyra ndëshkimi për ta.

"Shqiptarët meritojnë dhoma me gaz", "duan karrige elektrike", kanë qenë disa nga deklaratat e forta raciste për shqiptarët.

Një i ri shkruan se shqiptarët vijnë si pa të keq në Itali, kryejnë vrasje, rrëmbime, vjedhje, e mbushin vendin me prostituta dhe shteti italiane nuk bën asgjë.

"Dikush duhet t'u thotë atyre se nuk mund të bëjnë ç'të duan të Itali", vijon një koment tjetër. Ndërsa të tjerë italianë sugjerojnë që të ndalohet hyrja e tyre në territorin italian.

Ngjarja e cila ka ngjallur debate ndodhi ditën e djeshme, ku 25-vjeçarja italiane Maria Elena Petruccioli vdiq, pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një makinë tip Fiat Panda me të cilën udhëtonin dy të rinj shqiptarë. Pasi i kishin vjedhur 50 euro një të moshuari, ata po ia mbathnin nga policia. Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

reagimi per shqiptaren e vrare
(Në foto, reagimet e Italianëve në rrjetet sociale)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)