ITALI-Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Bari, ndërsa është arrestuar poseduesi.
Në portin e Barit është sekuestruar nga Guardia di Finanza 922.9 gr vaj hashashi dhe rreth 10 kg marijuanë.
Lënda narkotike po transportohej nga 50 vjeçari me inicialet G.M. nga Italia, i cili e kishte fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane.
Kontrolli në makinën e tij u realizua pas shkëmbimit të informacioneve me Guardia di Finanza me Policinë e Kufirit Durrës dhe Policinë Kriminale Italiane në Shqipëri duke bërë të mundur ndalimin e tij.
Policia e Shtetit shqiptar deklaron se për shkak të sekretit hetimor rezervohen të dhëna të tjera, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të lëndëve narkotike.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com